“Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Ibn Vehbiu nga Xherir ibn Hazimi, e ky nga Ejub Sehtijaniu, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Selman ibn Amir Dabiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Për çdo të porsalindur ka akikë, andaj derdhni ujë mbi të derisa t'ia largoni gjakun dhe rruajani kokën.” Abdullah ibn Ebu Esvedi më ka thënë: “Na ka treguar Kurejsh ibn Enesi nga Habib ibn Shehidi, i cili thotë: “Ibn Sirini më urdhëroi që ta pyes Hasenin: “Prej kujt e ke dëgjuar hadithin e akikës?” Dhe, pasi e pyeta, më tha: “Nga Semura ibn Xhundubi.””