“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdullah ibn Ebu Seferi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Unë e ndërsej qenin tim duke thënë “bismilah”. Pejgamberi ﷺ tha: “Kur ta lëshosh qenin tënd dhe të thuash “bismilah”, pastaj ai e kap, e mbyt dhe fillon ta hajë, mos e ha, sepse ai e ka gjuajtur për vete!” Thashë: “Po kur e ndërsej qenin tim dhe me të gjej një qen tjetër, ndërkohë nuk mund ta kuptoj se cili prej tyre e ka gjuajtur?” Tha: “Mos e ha, sepse ti ke thënë “bismilah" vetëm për qenin tënd, e jo për të tjerët!” Pastaj e pyeta për gjuetinë me hu, e në atë rast më tha: “Haje atë që e ke goditur me majën e tij, e, nëse e ke goditur me trupin e hurit dhe ka ngordhur, ajo është ngordhësirë, andaj mos e ha!””