“Ebu Asimi transmeton nga Hajve. [t]: Ahmed ibn Ebu Rexhai më ka thënë: Na ka treguar Seleme ibn Sulejmani nga Ibn Mubareku, e ky nga Hajve ibn Shurejhu, e ky e ka dëgjuar Rebia ibn Jezid Dimeshkiun, e këtij i ka rrëfyer Ebu Idris Ajdhullahu se Ebu Thaleb Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë shkoi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ne jetojmë në tokën e ithtarëve të Librit, a na lejohet të hamë në enët e tyre? Gjithashtu, në tokën e gjuetisë në të cilën gjuaj unë, me harkun tim ose me qenin tim të stërvitur, si dhe me qenin tim të pastërvitur, më trego cilat prej këtyre më lejohen?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa i përket asaj që përmende, se ndodheni në tokën e ithtarëve të Librit, a të hani prej enëve të tyre, ju them: “Nëse gjeni diçka tjetër pos enëve të tyre, atëherë mos hani në to. Por, nëse nuk gjeni të tjera, atëherë pastrojini dhe hani në to. E, për atë që përmende, se je në tokën në të cilën gjuani, them: “Atë që e ke gjuajtur me harkun tënd duke thënë “bismilah”, haje. Atë që e ke gjuajtur përmes qenit të stërvitur duke thënë “bismilah”, haje, kurse atë që e ke gjuajtur përmes qenit tënd të pastërvitur, nëse arrin ta therësh, haje.””