“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katades, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ diku përgjatë rrugës për në Mekë, unë bashkë me disa sahabë ngelëm mbrapa të tjerëve. Të gjithë ishin në ihram, pos meje. Ndërkohë, pashë një zebër, andaj menjëherë i hipa kalit dhe u thashë shokëve të mi që të ma afronin kamxhikun, por ata refuzuan. Pastaj ua kërkova shtizën, por prapë refuzuan. I mora vetë ato, pastaj e ndoqa zebrën derisa e gjuajta dhe e mbyta. Disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ hëngrën, kurse disa të tjerë refuzuan. Kur shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e pyetën për këtë, e ai u tha: “Ky ka qenë ushqim me të cilën ju ka furnizuar Allahu.””