“Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im nga Shuëbe, e ky nga Seid ibn Mesruku, e ky nga Abaje ibn Rafiu se gjyshi i tij Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! S'kemi thika.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut (gjatë therjes) , hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me thua ose dhëmb. Sa i përket thoit, ajo është thikë për etiopasit, ndërsa dhëmbi është asht.” Papritmas një deve na iku, por e ndaluam. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë edhe këto deve egërsohen sikurse kafshët e egra, andaj, nëse ndodh që t'ju ikin, atëherë veproni me to në këtë mënyrë.””