“Muhamed ibn Ubejdullahu na ka thënë: Na ka treguar Usame ibn Hafs Medeniu nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: “Ndodh që ndokush të na sjellë mish për të cilin nuk dihet nëse është përmendur emri i Allahut gjatë therjes apo jo.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Thoni ju “bismilah" dhe hajeni!” Aishja shton: “Ata kishin hyrë rishtazi në Islam.” Transmetimin e fuqizon Aliu nga Deraverdiu. Po ashtu, atë e fuqizojnë edhe Ebu Halidi dhe Tufaviu.”