“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani nga babai i tij, e ky nga Abaje ibn Rifae ibn Rafi ibn Hadixhi se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Nesër do ta takojmë armikun, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë).” Ai tha: “Atëherë shpejtoni, - ose ka thënë: lehtësojeni (dorën), - me çfarëdo mjeti që derdh gjak, duke e përmendur emrin e Allahut gjatë therjes dhe hani, përveç nëse është dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, kurse thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Pastaj zumë një tufë devesh e dhensh, e papritmas një deve na iku, e në atë rast një person e gjuajti me shtizë dhe e ndaloi. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ndonjëherë edhe këto deve egërsohen sikurse kafshët e egra, andaj, nëse ndodh që t'ju ikin kështu, veproni me to në këtë mënyrë.””