“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na e ka ndaluar mishin e gomarëve.” Transmetimin e Jahjait e fuqizon Ibn Mubareku nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu. Ndërkaq Ebu Usame e transmeton nga Ubejdullahu, e ky nga Salimi.”