“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Idris Havlaniu se Ebu Thalebe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar ngrënien e mishit të kafshëve të egra që kanë dhëmbë shqyes. Transmetimin e Malikut e fuqizojnë Junusi, Mameri, Ibn Ujejne dhe Maxhishuni nga Zuhriu.”