“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shoku i mirë dhe ai i keq i shëmbëllejnë shitësit të myshkut dhe farkëtarit: prej shitësit të myshkut ke vetëm dobi, sepse, ose ta ofron pak, ose ia blen, ose ndien aromë të këndshme prej tij; kurse farkëtari, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.””