“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Zubejd Ijamiu, e ky nga Shabiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën e fillojmë këtë ditë është namazi, e pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Kush vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë, ndërkaq, kush ther përpara kësaj (namazit) , ai thjesht i ka ofruar mish familjes së vet e s'ka të bëjë fare me kurbanin.” Ebu Berde ibn Nijari, i cili kishte therur (para namazit), u ngrit dhe tha: - Posedoj një kec. - “There atë, por askujt tjetër pas teje nuk i lejohet kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Mutarrifi transmeton nga Amiri, e ky nga Berai se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e ther (kurbanin) pas namazit, kurbani i tij është i plotë dhe e ka qëlluar Sunetin e muslimanëve.””