“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te dy desh të larmë me brirë dhe i theri me dorën e vet.” Transmetimin e Abdulvehabit e fuqizon Vuhejbi nga Ejubi. Ndërkaq, Ismaili dhe Hatim ibn Verdani e transmetojnë nga Ejubi, e ky nga Ibn Sirini, e ky nga Enesi.”