“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Mutarrifi nga Amiri se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Daja im, që quhej Ebu Burde, e theri kurbanin para namazit të Bajramit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ i tha atij: “Delja jote konsiderohet therje për mish.” - O i Dërguari i Allahut, unë kam një edh dhie, - tha ai. - “There atë, por askujt tjetër pas teje nuk i lejohet kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Kush e ther (kurbanin) para namazit, e ka therur për vete, e kush e ther atë pas namazit, kurbani i tij është i plotë dhe e ka qëlluar Sunetin e muslimanëve.” Transmetimin e fuqizon Ubejde nga Shabiu dhe Ibrahimi. Po ashtu, atë e fuqizon edhe Vekiu nga Hurejthi, e ky nga Shabiu. Ndërkohë, Asimi dhe Davudi transmetojnë nga Shabiu të ketë thënë (Ebu Burde tha): “... kam një kec qumështi.” Zejdi dhe Firasi transmetojnë nga Shabiu të ketë thënë: “... kam një dhi më të vogël se një vjeçe.” Ebu Ahvasi thotë: “Mensuri na ka transmetuar: “... një kec qumështi.” Ibn Avniu ka thënë: “... dhi më të vogël se një vjeçe, konkretisht kec qumështi.””