“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa ishim në Serif, i Dërguari i Allahut ﷺ hyri tek unë, ndërkohë unë isha duke qarë. Ai më pyeti: “Çfarë ke? Të kanë ardhur menstruacionet?” - Po, - i thashë. Pastaj më tha: “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj kryeji të gjitha veprimet e haxhit, përveç tavafit rreth Qabesë.” I Dërguari i Allahut ﷺ theri kurban një lopë për gratë e tij.””