“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ther kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë (therjen e kurbanit) .” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, në këtë ditë njerëzve u pëlqen të hanë mish, - pastaj përmendi disa fqinjë të tij që kishin nevojë për mish, - e në atë rast u duk sikur Pejgamberi ﷺ e arsyetoi. Unë kam një dhi më të vogël se një vjeçe, e që është më e mirë sesa dy dele.” Pejgamberi ﷺ ia lejoi, por nuk e di nëse ky lehtësim ishte edhe për të tjerët apo jo. Pastaj Pejgamberi ﷺ shkoi te dy desh dhe i theri, ndërsa njerëzit ua mësynë deleve të vogla dhe i therën ato.””