“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ismaili nga Shabiu se Mesruku tregon: “Shkova tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeta: “Oj nëna e besimtarëve, nëse një njeri e dërgon kurbanin në Qabe (Mekë), ndërsa vetë qëndron në vendin e tij, si dhe porosit që kurbanit t'i vihet qaforja, a do të jetë prej asaj dite si në ihram, derisa të lirohen haxhilerët? Atëherë e dëgjova goditjen e duarve të saj (si miratim) mbrapa perdes dhe tha: “Unë vetë i thurja qaforet e kurbanit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, pastaj ai i dërgonte kurbanet në Qabe. Por, asgjë prej gjërave të lejuara për burrat, në raport me gratë e tyre, nuk bëhej e ndaluar (me këtë veprim), derisa ktheheshin haxhilerët.””