“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi nga Zuhriu se Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibn Ez'herit, ka thënë: “Në namazin e Bajramit të Kurbanit kam qenë i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e fali namazin para hutbes, pastaj ua mbajti njerëzve hutben duke u thënë: “O ju njerëz, i Dërguari i Allahut ﷺ jua ka ndaluar agjërimin në këto dy bajrame. Sa i përket të parit, është dita kur e çelni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit), e, sa i përket tjetrit, është dita kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).””