“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri nga babai i tij se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja në këmbë në lagje dhe po u shërbeja xhaxhallarëve të mi verë hurmash, ndërkohë që isha më i riu prej tyre, dikush tha: “U ndalua alkooli!” Ata më thanë: “Derdhe atë!” Sakaq, unë e derdha.” Transmetuesi (Sulejman ibn Tarhani) tha: “E pyeta Enesin: “Çfarë lloj pijeje ishte ajo?” - Prej hurmave të njoma dhe të posapjekura, - tha Enesi. Ebu Bekër ibn Enesi shtoi: “Ky lëng hurmash ishte alkooli i tyre. Ndërkaq, Enesi nuk e mohoi këtë gjë.” (Sulejmani) Thotë: “Dikush prej shokëve të mi e ka dëgjuar Enesin të ketë thënë: “Atëkohë, ai lëng ishte alkooli i tyre.””