“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për mushtin prej mjaltit, të cilin e pinin banorët e Jemenit, e në atë rast tha: “ Çdo pije dehëse është haram .””