“Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Sadaka ibn Halidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Jezid ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Atije ibn Kajs Kilabiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ganëm Eshariu se Ebu Amiri ose Ebu Malik Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Prej umetit tim do të ketë njerëz që do t'i lejojnë: zinanë, mëndafshin (për burra) , alkoolin dhe veglat muzikore. Teksa disa prej tyre do të jenë duke qëndruar rrëzë një kodre, kur bariu kthehet në mbrëmje me kafshët që ua kishte kullotur, atyre u shkon një nevojtar i varfër, por ata i thonë: “Kthehu nesër te ne.” Ndërkohë, Allahu i shkatërron ata gjatë natës duke ua shembur kodrën sipër tyre e disa i shndërron në majmunë dhe në derra, deri në Ditën e Kiametit.””