“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Sulejman ibn Ebu Muslim Ahveli, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Ijadi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi që Pejgamberi ﷺ ndaloi përdorimin e enëve të pijes (në të cilat përgatitej alkooli), dikush i tha: “Jo të gjithë njerëzit kanë enë (të tjera të mjaftueshme).” Atëherë Pejgamberi ﷺ ua lejoi të përdorin vorbat e palyera me zift.” Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: “Këtë na ka treguar Sufjani dhe ka thënë: “Pasi që Pejgamberi ﷺ ndaloi përdorimin e enëve.””