“Othmani më ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Mensuri se Ibrahimi tregon: “E pyeta Esvedin: “A e ke pyetur ndonjëherë Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se cilat enë janë të ndaluara për t'u përgatitur mushti?” - Po, - tha Esvedi dhe vazhdoi: “I kam thënë: “Oj nëna e besimtarëve, cilat enë i ka ndaluar Pejgamberi ﷺ për t'u përgatitur mushti?” Ajo tha: “Neve, familjes së tij, na ka ndaluar që mushtin ta përgatisim në enë prej kungulli dhe vorba të katranosura.” - A nuk e pate përmendur më parë edhe qypin dhe shtambën? - tha Esvedi. - Unë po të tregoj për atë që kam dëgjuar. Vallë, mos dëshiron të të tregoj për diçka që nuk e kam dëgjuar?! - tha Aishja.””