“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi që alkooli u ndalua, Ebu Talhait, Ebu Duxhanes dhe Suhejl ibn Bejdait u jepja për të pirë një përzierje lëngu të hurmave të posapjekura dhe atyre të pjekura mirë, ngaqë isha më i riu ndër ta. Por, kur alkooli u bë haram, e hodha atë. Asokohe, këtë pije e konsideronim alkool.” Omer ibn Harithi ka thënë: “Katadja na ka treguar se e ka dëgjuar Enesin.””