“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Ebu Kethiri nga Abdullah ibn Ebu Katadja se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar përzierjen e hurmave të pjekura mirë me hurma të posapjekura, si dhe të hurmave të pjekura mirë me rrush të thatë, por mushti i secilës prej tyre le të përgatitet veç e veç.””