“Humejdiu na ka treguar se e ka dëgjuar Sufjanin, e këtij i ka rrëfyer Salim Ebu Nadri, e ky e ka dëgjuar Umejrin, të çrobëruarin e Umu Fadlit, se Umu Fadli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Arafatit njerëzit dyshonin se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte agjërueshëm. Andaj, Pejgamberit ﷺ i çova një enë me qumësht, të cilën ai e piu.” Ka mundësi që Sufjani ka transmetuar (si në vijim): “Ditën e Arafatit njerëzit dyshonin se i Dërguari i Allahut ﷺ ishte agjërueshëm, andaj Umu Fadli i dërgoi diçka (qumështin). Kur mbërriti tek ai, i tha: “E ke nga Umu Fadli.””