“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Fulejh ibn Sulejmani nga Seid ibn Harithi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ shkoi te një ensar me një shok të vetin dhe i tha: “Nëse ke ujë që ka qëndruar natën në kacek (na sill enën të pimë) , ose po pimë me gojë direkt prej pusit.” Sehli thotë: “Personi në fjalë, teksa po e drejtonte ujin në kopshtin e tij, tha: “O i Dërguari i Allahut, kam pak ujë që ka qëndruar. Të shkojmë te tenda!” Kështu, ata shkuan. Pronari hodhi pak ujë në një kupë, në të cilën moli edhe një dele dhe kështu i Dërguari i Allahut ﷺ dhe personi që erdhi me të pinë prej saj.””