“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Mejsera se Nezal ibn Sebrai tregon: “Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e fali namazin e drekës, pastaj u ndal në oborrin e xhamisë së Kufës për t'iu përgjigjur nevojave të njerëzve, derisa erdhi koha e namazit të ikindisë. Atij i sollën pak ujë, sakaq piu prej tij, e lau fytyrën, duart, pastaj (fërkoi) kokën dhe këmbët. Më pas u ngrit në këmbë, e piu pjesën e mbetur të ujit teksa ishte në këmbë dhe tha: “Disa njerëz e urrejnë të pinë duke qëndruar në këmbë, ndërsa Pejgamberi ﷺ ka vepruar ashtu siç veprova unë.””