“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ebu Hazim ibn Dinari se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një enë prej së cilës piu, ndërkohë që në të djathtë kishte një djalosh, ndërsa në të majtë ndodheshin të moshuarit.” Pejgamberi ﷺ iu drejtua djaloshit: - “A po më lejon t'ua jap këtyre?” - Për Allahun, o i Dërguari i Allahut, nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua , prej asaj që ka mbetur nga ti, - ia ktheu djaloshi. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ia vendosi (ibrikun) në dorë.”