“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Ibn Avniu, e ky nga Muxhahidi se Abdurrahman ibn Ebu Lejla tregon: “(Njëherë) dolëm me Hudhejfen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e përmendi Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Mos pini në enë të arit e të argjendit dhe mos vishni mëndafsh e as veshje të përziera me mëndafsh, sepse ato janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ju në ahiret.””