“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Eshath ibn Sulejmi, e ky nga Muaviu ibn Suvejd ibn Mukarrini se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar: 1. Të vizitojmë të sëmurin, 2. Të përcjellim xhenazen, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. T'i përgjigjemi ftesës, 5. Ta përhapim selamin, 6. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi dhe 7. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar . Ndërkaq, na ka ndaluar: unazat e arit, pirjen nga argjendi - ose ka thënë: nga enët e argjendta -, shalat (shtrojat) e mëndafshta dhe veshjet e mëndafshta (kasije), si dhe nga veshja e armaçit, mëndafshit (të zakonshëm), dhe mëndafshit të vrazhdë (istebrak).””