“Seid ibn Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i përmendën një grua nga radhët e arabëve, e në atë rast ai e urdhëroi Ebu Usejd Saidiun që ta ftojë atë. Kështu, ai e ftoi dhe ajo erdhi e u vendos në Kullën e Fisit Benu Saide. Pejgamberi ﷺ u nis për ta takuar. Pasi hyri tek ajo, ç'të shohësh, ishte një grua kokulur, e cila, kur Pejgamberi ﷺ i foli, tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt teje!” - “Qofsh e sigurt prej meje!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Dikush i tha asaj: “A e di kush është ky?” - Jo, - tha ajo. - Ky është Pejgamberi ﷺ. Ka ardhur të të kërkojë, - i thanë ata. - Unë jam edhe më e pafat se kaq! - tha ajo. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u kthye dhe u vendos te streha e fisit benu saide, së bashku me shokët e tij, pastaj tha: “Na sill pak ujë, o Sehël!” Unë shkova me këtë tas dhe u dhashë për të pirë. Transmetuesi (Ebu Hazimi) tha: “Sehli na e nxori atë tas dhe ne pimë me të.” Më pas Omer ibn Abdulazizi i kërkoi t'ia dhuronte atë tas, gjë që Sehli e bëri.””