“Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo fatkeqësi që e godet muslimanin, Allahu me të ia fshin mëkatet, qoftë dhe duke iu ngulur ndonjë gjemb.””