“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Sufjani, e ky nga Sadi, e ky nga Abdullahu, i biri i Kabit, se babai i tij Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari i shëmbëllen bimës së njomë: nganjëherë era e lakon atë, nganjëherë e drejton. Ndërkaq, hipokriti i shëmbëllen bredhit: qëndron i palakuar, por, kur shkulet, shkulet përnjëherësh.” Zekerija ka thënë: “Më ka treguar Sadi, e këtij i ka treguar i biri i Kabit nga babai i tij Kabi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””