“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai nga Ameshi, e ky nga Ibrahim Tejmiu, e ky nga Harith ibn Suvejdi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë që kishte dhimbje.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, paske dhimbje të mëdha!” - “Ashtu është. Unë kam dhimbje sa dy prej jush”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Kjo, se ti ke shpërblim të dyfishuar? - e pyeta. - “Po, ashtu është. Çdo muslimani, të cilin e godet një shqetësim, gjemb a diçka më shumë, Allahu ia fshin mëkatet ashtu siç i shkund pema gjethet e saj”, - tha Pejgamberi ﷺ.””