“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe disa shokë të mi erdhëm me anije dhe u vendosëm në Luginën But'han. Atëkohë, Pejgamberi ﷺ jetonte në Medinë. Prandaj, grupe-grupe shkonim te Pejgamberi ﷺ për namazin e jacisë, me radhë. Një natë, Pejgamberi ﷺ rastisi të ishte i zënë me disa obligime të tij, andaj e vonoi namazin e jacisë, derisa u afrua mesnata. Pastaj doli në xhami dhe ua fali namazin atyre që qenë të pranishëm. Pasi e kreu, u tha: “Mos u ngutni! Myzhde! Prej mirësisë së Allahut ndaj jush është se, në këtë orë, asnjë njeri nuk është duke u falur, përveç jush.” Ebu Musai thotë: “U kthyem të gëzuar, nga fjala që dëgjuam prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.””