“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Abdurrahman ibn Aufit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askënd prej jush nuk do ta fusë në Xhenet vepra e vet.” - As ty, o i Dërguari i Allahut? - i thanë ata. - “Jo, as mua, përveç nëse Allahu më përfshin me mirësinë dhe me mëshirën e Tij. Jini mesatarë dhe afrojuni përsosurisë. Askush të mos e dëshirojë vdekjen, sepse, ose është bamirës dhe shton vepra të mira, ose është punëkeq dhe mbase pendohet”, - tha Pejgamberi ﷺ.”