“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ erdhi të më vizitonte, ndërsa unë isha i sëmurë (pa vetëdije). Ai mori abdes dhe më spërkati me ujë, ose tha: "Spërkateni atë!”, kështu që m'u kthye vetëdija. - O i Dërguari i Allahut, askush nuk më trashëgon, përveç kelales. Si është çështja me trashëgiminë time? - e pyeta. Kështu zbriti ajeti i trashëgimisë.””