“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) urdhëronte që të sëmurit dhe të prekurve nga vdekja e familjarëve t'u sillej qull elbi (telbine), si dhe thoshte: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Qulli prej elbi (telbine) është qetësim për zemrën e të sëmurit, ia largon një pjesë të mërzisë.””