“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu se Humejd Tavili tregon se, kur Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet për pagesën e atij që bën hixhame, tha: “Ebu Tajba i bëri hixhame të Dërguarit të Allahut ﷺ, e Pejgamberi ﷺ ia dha dy saë ushqim dhe e porositi familjen e tij (që ishte pronare) t'ia lehtësonin taksat, si dhe tha: “Ilaçet më të mira që mund t'i përdorni për kurim janë hixhamja dhe kisti i detit.” Po ashtu ka thënë: “Mos i mundoni fëmijët tuaj duke ua shtrydhur bajamet, por përdoreni kistin (indian) .””