“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Abdulmeliku, e ky e ka dëgjuar Amër ibn Hurejthin se Seid ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tartufi është nga lloji elmen , ndërsa lëngu i tij është shërim për syrin.” Shuëbe thotë: “Hakem ibn Utbe transmeton nga Hasen Uraniu, e ky nga Amër ibn Hurejthi, e ky nga Seid ibn Zejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ; Shuëbe thotë: “Kur ma ka treguar këtë hadith Hakemi, nuk e mohova se është hadith i Abdulmelikut.””