“Abdurrahim Muharibi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë. Pasi e fali, tha: “Njerëzit e tjerë e kanë falur dhe kanë fjetur. Ndërkaq, ju jeni llogaritur se jeni në namaz për sa kohë keni qenë në pritje për ta falur atë.” Ibn Merjemi shton: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi thotë: “Sikur po e shoh tani shkëlqimin e unazës së Pejgamberit ﷺ atë natë.””