“Seid ibn Ufejri më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman Kaëriu, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u thye helmeta e të Dërguarit të Allahut ﷺ mbi kokën e tij, iu gjakos fytyra dhe iu thye dhëmbi prerës anësor. Aliu shkonte e vinte duke e ndërruar ujin që e sillte me mburojë. Fatimja vajti për t'ia fshirë gjakun nga fytyra, por, kur pa se gjaku po shtohej në ujë, mori një copë hasre dhe e dogji, ndërsa hirin e saj e vuri sipër plagës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast gjaku filloi t'i ndalet.””