“Muhamed ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Vehb ibn Atije Dimeshkiu, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Velid Zubejdiu, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ, teksa ishte në shtëpinë e saj, pa një vajzë të vogël me një njollë të zezë në fytyrë dhe tha: “Gjeni dikë që t'i bëjë rukje, sepse e kanë marrë mësysh!” Ukajli transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve nga Pejgamberi ﷺ, ndërkaq transmetimin e tij e fuqizon Abdullah ibn Salimi nga Zubejdiu.”