“Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra, e ky nga Ebu Bekër ibn Ebu Musai, se babai i tij Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i fal dy namazet freskuese (sabahun dhe ikindinë) , do të hyjë në Xhenet.” Ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Hemami nga Ebu Xhemra, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajsi me këtë hadith.” Is'haku na ka treguar nga Habani e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdullahu, e ky nga babai i tij, e ky nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.””