“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ i bënte rukje ndonjë anëtari të familjes së tij, e vinte dorën e djathtë mbi të dhe thoshte: “Allahume rabe nas, edhhibil bes, ishfihi ve ente shafi, la shifae ila shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Allah! O Zoti i njerëzve, largoje dhimbjen dhe shëroje atë, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje) ! ” Sufjani ka thënë: “Këtë ia kam treguar Mensurit, i cili më ka treguar nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku, e ky nga Aishja, ngjashëm me këtë.””