“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi për dy gra të fisit hudhejl që ishin zënë me njëra-tjetrën. Njëra e kishte goditur me gur në bark tjetrën që ishte me barrë, si pasojë ia kishte mbytur fëmijën në bark. Ato e ngritën çështjen te Pejgamberi ﷺ dhe ai gjykoi që shpagimi i gjakut për foshnjën në bark të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë. Për këtë, kujdestari i gruas që u dënua, tha: “Si të dënohem, o i Dërguari i Allahut, për një krijesë që as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anashkalohet.” Kështu, Pejgamberi ﷺ tha: “Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e falltarëve!””