“Ibn Shihabi transmeton se Seid ibn Musejebi tregon se njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi se shpagimi për një foshnjë të mbytur në barkun e nënës së saj të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë. Personi që u dënua me këtë gjë tha: “Si të dënohem për një krijesë që, as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anashkalohet.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e falltarëve!””