“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: E kam dëgjuar Ibn Ujejnen të thotë: I pari i cili na ka treguar këtë hadith ka qenë Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar familja e Urve ibn Urves, e ky e ka pyetur Hishamin për të, e ky i ka treguar nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu bë sihër, saqë i përfytyrohej se flinte me gratë e tij, por në realitet nuk flinte.” Sufjani thotë: “Një sihër i tillë, nëse bëhet në këtë mënyrë, është prej llojeve më të rënda të sihrit.” Pejgamberi ﷺ tha: “Oj Aishe! A e di se Allahu më njoftoi për atë që e kam lutur? Kështu, erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, kurse tjetri te këmbët e mia. Ai që ishte te koka ime, i tha tjetrit: - Çfarë ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami, pjesëtar i fisit benu zurejk, një hipokrit, aleat i hebrenjve. - Në çfarë? - Në krehër me flokë. - Ku janë të vendosura këto? - Në një thek hurme, nën rrasën e gurit të vendosur në fundin e Pusit Dhervan, - tha tjetri. Aishja tha: “Pejgamberi ﷺ shkoi te pusi, e nxori atë dhe tha: “Ky është pusi i cili më ishte shfaqur. Uji i tij kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, kurse frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Pejgamberi ﷺ tha: “Pastaj u nxor.” Ajo tha: “E pyeta: “A e prishe sihrin me rukje?” Ai tha: “Meqë Allahu më shëroi, nuk doja t'ua kujtoja njerëzve të keqen.””