“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, të Dërguarit të Allahut ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë ata hebrenj që ishin të pranishëm më parë.” Kur ia tubuan, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, o Ebu Kasim! - thanë ata. - “Kush është babai juaj?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Babai ynë është filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babai juaj është filani.” - Të vërtetën e the, ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse të gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për babanë tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vendin tonë, - thanë ata. - “Heshtni aty! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty” , - u tha. Pastaj, Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “A keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak, - thanë ata.””