“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Utbe ibn Muslimi, i çrobëruari i fisit Tejm, e ky nga Ubejd ibn Hunejni, i çrobëruari i fisit Zurejki se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur në enën e ndokujt bie miza, atëherë le ta zhytë tërësisht, pastaj le ta nxjerrë. Kjo, se në njërin krah ka shërimin, kurse në tjetrin sëmundjen.””